Arabia Saudite: Kompanitë e mëdha europiane po e ndihmojnë Iranin të mbështesë terrorizmin

Arabia Saudite: Kompanitë e mëdha europiane po e ndihmojnë Iranin të mbështesë terrorizmin

Arabia Saudite akuzon firmat e mëdha europiane se po bëjnë biznes me Iranin, duke e mbështetur në këtë mënyrë në aktivitetet ushtarake në Lindjen e Mesme. “Ne besojmë se një përqindje e madhe e ekonomisë iraniane kontrollohet nga Garda Revolucionare dhe kompanitë po bashkëpunojnë me Gardën. Ne besojmë se çdo marrëveshje me këto kompani vetëm sa i shërben pasurimit të Gardës dhe ndikon negativisht në rajon”, tha ministri i Jashtëm saudit, Adel Al-Jubeir.

Akuzat vijnë në një kohë kur Irani ka firmosur marrëveshje me vlerë miliarda dollarë me kompani europiane që pas heqjes së sanksioneve që erdhën për shkak të programit të tij bërthamor. Disa kompani gjigante europiane si Airbus, Siemens, Peugeot dhe Total kanë lidhur kontrata me kompani shtetërore dhe private në Iran.

Garda Revolucionare është entiteti më i pushtetshëm në vend. Ajo ka nën kontroll një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së vendit dhe ka ndikim të madh në sistemin politik. Garda Revolucionare është akuzuar shpesh se mbështet grupe si Hezbollahu në Lindjen e Mesme.

Komentet e kreut të diplomacisë saudite janë të ngjashme me ato të këshilltarit amerikan për sigurinë, H.R. McMaster, i cili pak ditë më parë u shpreh se vendet europiane po bëjnë biznes me Iranin, “duke i dhënë çekun e bardhë Gardës Revolucionare”.

Vetë Teherani i ka hedhur poshtë akuzat për sponsorizimin e terrorizmit dhe ngul këmbë se po respekton pikë për pikë marrëveshjen bërthamore.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy