Gazetari Sebastjan Zonja i ftuar në 'MCN Informacion' ka komentuar rotacionin e elitave në Shqipëri ku u shpreh se qarkullimi i elitave është një problem kudo në Evropë, por nuk trajtohet njësoj si në Ballkan.
Ai tha se kemi një ndërprerje të trashëgimisë së elitave që pas kohës së komunizmit, teksa theksoi se në Shqipëri kemi varësi ekonomike dhe krizë sociale.
Sipas tij nuk mund ti thuash një politikani të largohet nga politika se është i vjetër, janë zgjedhjet dhe vetëm vota është ajo që të largon.
Besoj se ata kanë ende çfarë të ofrojnë për politikën sepse largimi po të ngatërrojmë rrafshet i bie të ngatërrojmë dhe këtë që duhet të largohesh se je i vjetër, ideja është ide dhe strategjia është strategji dhe ideja nuk është e vjetër.
Nuk qëndron si koncept politikani i vjetër duhet të largohet, në politikë nuk ka të vjetër dhe të rinj, aty duhet të mbledhësh vota. Në politikë bëj zgjedhje dhe po arrite munde, sepse nuk mund ti thuash largohu se je i vjetër. Ajo që ne shohim është struktura, qarkullimi i elitave i cili kudo në Evropë është problem, por nuk trajtohet si këtu në Ballkan.
Sa i përket zgjedhjeve shohim subjekte dhe lideshipi lëviz nga një post në tjetrin pra është kjo lëvizje, sa i përket trashëgimisë së elitave është ndërprerë që pas kohës së komunizmit.
Pra ndryshimi është politik dhe pastaj financiar dhe arsimi etj. Sa i përket lëvizjeve që vijnë nga baza apo shoqëritë civile ne nuk i kemi ose i kemi të kapura, të financuara nga shteti etj etj.
Sa i përket shpërndarjes së fuqisë është në 3-4 duar dhe nuk mund të presësh fuqi nëse ajo është e ndarë në 3-4 duar.
Në Shqipëri kemi varësi ekonomike dhe krizë sociale për shkak të demografisë. E vetmja e re është vota e diasporës që zgjeron strukturën e zgjedhjes dhe SPAK dhe këtu mund të shohim ndonjë shpresë se diçka mund të ndryshojë.



