Objekti hapësinor godet një shtëpi në SHBA, familja kërkon 80 mijë dollarë dëmshpërblim nga NASA

Objekti hapësinor godet një shtëpi në SHBA, familja kërkon 80 mijë dollarë dëmshpërblim nga NASA

Një objekt i cili ra nga hapësira depërtoi në çatinë e një shtëpie në Napoli të Florida, SHBA.

Duket si një skenë nga një film fantastiko-shkencor, por ka ndodhur realisht.

Për dëmin, pronarët e shtëpisë kanë kërkuar dëmshpërblim prej 80 mijë dollarësh nga NASA.

Mbetjet goditën pronën më 8 mars 2024 teksa në shtëpi ndodhej djali i çiftit. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por gropat në tavan dhe dysheme mbeten për t’u riparuar.

Më 8 mars, një pllakë metalike cilindrike, nga një paletë ngarkese e cila ishte lëshuar nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës në vitin 2021, ra në shtëpinë e familjes Otero.

Pronari i tha Wink News se objekti për pak sa nuk goditi djalin e tij, i cili ishte dy dhoma më larg. Agjencia amerikane e hapësirës konfirmoi se mbeturinat erdhën nga pajisjet e saj mbështetëse të fluturimit.

Një pjesë, në vend që të shpërbëhej pasi hyri në atmosferën e Tokës, mbeti e paprekur kur u përplas me pronën në Florida. Ndërkohë cilindri metalik peshonte afërsisht 700 gramë.

Drupal Ad

Familja Otero ka vendosur të paraqesë një kërkesë kompensimi në kompaninë e hapësirës NASA, për dëmtimin e pronës dhe ndikimin e rëndë emocional dhe psikologjik.

“Klientët e mi duan kompensim e duhur që merr parasysh stresin dhe ndikimin që kjo ngjarje ka pasur në jetën e tyre”, tha avokati Mica Nguyen Worthy në një deklaratë.

Ata janë mirënjohës që askush nuk pësoi lëndime fizike si pasojë e këtij aksidenti, por theksojnë se incidenti mund të ishte katastrofik.

Nëse mbetjet do të kishin goditur disa metra në një drejtim tjetër, mund të kishin ndodhur lëndime të rënda ose fatale.

Nga ana e saj NASA do të ketë gjashtë muaj kohë për t’iu përgjigjur ankesës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy