Molla: Për sistemimin e 20 të burgosurve nga Elbasani ka pasur përplasje mes Policisë dhe Drejtorisë së Burgut në Peqin (VIDEO)

Molla: Për sistemimin e 20 të burgosurve nga Elbasani ka pasur përplasje mes Policisë dhe Drejtorisë së Burgut në Peqin (VIDEO)

Mes 20 personave që kanë rënë në pranga në Elbasan, në vijimësi të operacioni “Tempulli” sipas korrespodentit të MCN nga Elbasani, Enes Molla, rezulton të jenë edhe një student si edhe një anëtar i këshillit bashkiak i grupit të këshilltarëve të djathtë.

Për “MCN live”, Molla bën të ditur se për sistemin e 20 të burgosurave nga Elbasani ka pasur përplasje mes Policisë dhe Drejtorisë së Burgut të Peqinit, të cilët nuk pranonin pranimin e tyre, për shkak të verifikimit nga Gjykata.

Pas arrestimit të tyre, Policia dhe Prokuroria e Elbasanit janë përplasur me Drejtorinë e Burgjeve të Peqinit, pasi kjo e fundit nuk ka lejuar që të arrestuarit të shoqërohen brenda ambienteve të paraburgimit në këtë burg, pa një verifikim të masës nga Gjykata. Kjo vjen pasi ky burg i sigurisë së lartë janë të tej mbushura dhe drejtoria e këtij institucioni ka kërkuar një verifikim nga Gjykata që këta të arrestuar brenda ambientit të burgut.

Fillimisht të arrestuarit janë shoqëruar për në paraburgimin që ndodhet në Bradashesh, por edhe aty ka pasur përplasje pasi ishte e njëjta situate, pasi as paraburgimi nuk i ka lejuar pa marrë një verifikim nga Gjykata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy