Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, rrëfeu në studion e “Stay Tuned” disa detaje të punës së përditshme në institucionin kryesor të kryeqytetit. Ristani tha se gjatë përvojës në Bashkinë e Tiranës ka mësuar gjëra të reja, por më e rëndësishmja mbetet rëndësia e punës në grup.
Nga kryetari çdo ditë mësoj diçka që nuk e dija. Është shumë e rëndësishme t’i shtysh përpara njerëzit. T’u japësh njerëzve diçka të re.
Ristani tha se nënkryetarët e bashkisë punojnë në mënyrë të pavarur.
Kam axhendë më të pavarur se ajo e drejtorit të kabinetit. Si nënkryetare, secili ka një protofol të gjërave që ndjek. Kemi krijuar secili pavarësinë tonë, pa pasur nevojë të kemi ndërhyrje apo të kërkojmë aprovim për çdo gjë.
Puna është punë grupi. Pa mbështetjen e gjithë skuadrës, puna nuk ka vlerë.



