Pedagogët protestë para Parlamentit: Kërkesat tona nuk janë përfshirë në buxhet

Pedagogët protestë para Parlamentit: Kërkesat tona nuk janë përfshirë në buxhet

Pedagogët janë mbledhur para Parlamentit ditën e sotme për të protestuar ndërkohë që mbahet seanca parlamentare, ku pritet miratimi i buxhetit të shtetit.

Njëri nga pedagogët deklaroi se kanë dalë në protestë, pasi krahas rritjes së pagës, kërkimi shkencor është shumë i rëndësishëm, për vjetërsinë në punë dhe titujt akademikë.

Pedagogia Enkelejda Olldashi deklaroi se duhet që kërkesat e tyre të përfshihen në buxhetin e shtetit dhe janë mbledhur në protestë pasi nuk u thirrën në komisione si grupe interesi dhe kërkesat e tyre nuk janë përfshirë në buxhetin e vitit 2013.

Ndër kërkesat e pedagogëve është ajo për rritjen e pagave, rritjen e financimit për kërkimin shkencorë, shtesat mbi pagën për dëmshmëri shëndeti në punë, rritje page për vjetërsinë, rritje për orët shtesë, rivlerësim i orës mësimore, rishikim i tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare.

Ndër të tjera kërkohet që të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Ndër të tjera kërkohet që të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy