Berisha: Rama i kërcënoi bashkëpunëtorët me SPAK-un, farsa elektorale prodhoi një narkoparlament

Berisha: Rama i kërcënoi bashkëpunëtorët me SPAK-un, farsa elektorale prodhoi një narkoparlament

Kryedemokrati Sali Berisha e cilëson takimin e një dite më parë të Kryeministrit Edi Rama me kandidatët në zgjedhje, si kërcënim të tyre me anë të SPAK-ut.

Në një dalje për mediat ditën e sotme ai deklaroi se në këtë takim nuk u pa asnjë buzëqeshje, por u duk si takim mortor.

Berisha shtoi se në këtë takim, Edi Rama u tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është SPAK-u

Sipas tij, Rama SPAK-un nuk ua tregoi vetëm atyre, por edhe padronëve të tyre që i nxorën në lista.

Po ashtu deklaroi se shqiptarët mësuan se farsa elektorale prodhoi një narkoparlament, i cili nisi ditën mbledhjen pa hyrë akoma në sallë, duke u fshikulluar me SPAK-un.

Dje pasdite, siç e panë shqiptarët, u zhvillua para syve të tyre, një takim në të gjithë përmasat e tij, tipare dhe frymën, sikur Toto Rina takonte bashkëpunëtorët e tij.

Ky takim, në të cilin nga analiza e fytyrave, ju nuk do gjeni dot asnjë buzëqeshje, asnjë lëvizje koke, asnjë reagim, sikur të ishte një takim mortor, dhe i tillë ishte festa e farsës elektorale.

Ky takim me narkodeputetët e tij, me përfaqësuesit e bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës, karteleve të drogës, kartelit Troplini, Arkend Ballën, Ani Dyrmishin, Drazhin, etj, Sara Milen dhe grupin e kartelit të Elbasanit, përfaqësuesit e Shytëve, Julianit të Pashakos, Renato Salihit dhe Arben Qimes, përkatësisht Klosi, tezaku apo jotezaku, kush i merr vesh ato, i Belindës, Klodian Jahja, Koreshi dhe përfaqësues të tjerë të Bajrëve, të Tukut, përkatësisht Shkodër dhe Lezhë, Tërmet Peçëve dhe shumë përfaqësuesve të tjerë të botës së krimit.

Në këtë takim, Edi Rama u tha shqiptarëve se kërbaçi i tij është SPAK-u. Lëvizët, po deshët, u tha atyre, ja ku e keni SPAK-un që është në duart e mia, duke e ditur se ata janë një seri përfaqësuesish të krimit.

Ai SPAK-un nuk ua tregoi vetëm atyre, por padronëve të tyre të vërtetë që i nxorën në lista. Edhe Enver Hoxha një takim të tillë kërcënues vështirë se do ta arrinte.

Ai foli për Altinin, njëlloj si Enveri për Arianitin.

Pra, shqiptarët mësuan se farsa elektorale prodhoi një narkoparlament, i cili nisi ditën mbledhjen pa hyrë akoma në sallë, duke fshikulluar me SPAK-un si kamxhik të tij.

Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës, qeveri teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve.


Asnjë alternativë tjetër nuk shpëton shqiptarët nga farsa elektorale e instaluar në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy