Policia ekzekuton autorin e pengmarrjes në jug të Francës, vrau 3 persona dhe plagosi 12 të tjerë (VIDEO)

Policia ekzekuton autorin e pengmarrjes në jug të Francës, vrau 3 persona dhe plagosi 12 të tjerë (VIDEO)

Një person i armatosur dhe përkrahës e ISIS, i cili vrau tre persona dhe plagosi 12 të tjerë, është qëlluar për vdekje në supermarketin francez ku mori edhe disa pengje.

Sulmuesi, i cili bërtiti "Hakmarrja për Sirinë!" para se të qëllonte policët në Trebes, në juglindje të Tuluzës, kërkoi gjithashtu lirimin e sulmuesit të Parisit Salah Abdeslam. Lajmin për vrasjen e pengmarrësit e ka konifrmuar Policia franceze, raportojnë mediat e huaja.

Zyrtari i policisë Yves Lefebvre tha se i dyshuari u qëllua për vdekje në momentet kur edhe presidenti francez Emmanuel Macron tha se të gjitha dëshmitë sugjeronin një sulm terrorist.

Sipas mediave vendase, pas dy orësh pengmarrje ka marrë fund makthi i 10 personave që ishin marrë peng në një supermarket në qytetin jug-perëndimor francez.

Pengmarrësi kishte deklaruar mbështetjen e tij për Shtetin Islamik dhe se po merrte hak për Sirinë dhe sipas mediave vendase përpara se të futej në supermarket autori thirri ‘Allahu Akbar’.

Hetuesit francezë besojnë se e kanë identifikuar personin që kreu sulmin, që është rreth të 30-tave nga Maroku, dhe ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës, pasi të dhënat e tij ishn shënuar në një bazë të të dhënave të militantëve të radikalizuar.

Mediat raportojnë se dy prej punonjësve të supermarketit “Super U” janë vrarë dhe disa janë plagosur. Lajmin për ekzekutimin e një prej pengjeve e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku Eric Menassi, për mediat franceze.

Sipas tij, pengjet kanë dalë nga supermarketi, ndërsa pengmarrësi ka mbetur brenda vetëm me një zyrtar të xhandarmërisë franceze, që rastësisht ishte i pranishëm në momentin kur nisi pengmarrja. 



 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy