Në vitin 2024 u vranë më shumë se 100 gazetarë

Në vitin 2024 u vranë më shumë se 100 gazetarë

104 gazetarë janë vrarë në mbarë botën në vitin 2024, më shumë se gjysma e tyre në Gaza.

Kjo është ajo që del nga një analizë e IFJ, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve me seli në Bruksel. Numri në raport me vitin e kaluar shënon një rënie të lehtë nga 129 vdekjet e vitit 2023, por ende e bën një nga vitet më të këqija, tha për AFP sekretari i përgjithshëm i IFJ, Anthony Bellanger.

Sipas të dhënave të mbledhura, 55 punonjës palestinezë të medias janë vrarë në 12 muajt e fundit për shkak të ofensivës së Izraelit në Gaza.

“Që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, të paktën 138 gazetarë palestinezë janë vrarë”, tha federata.

Bellanger dënoi masakrën që po ndodh para syve të botës dhe tha se “shumë gazetarë u vunë në shënjestër” në Gaza qëllimisht, ndërsa të tjerët u gjendën në vendin e gabuar, në kohën e gabuar gjatë luftimeve.

Pas Lindjes së Mesme, rajoni i dytë më i rrezikshëm për gazetarët është Azi-Paqësori, me 20 vdekje, përfshirë 6 vrasje në Pakistan, 5 në Bangladesh dhe 3 në Indi.

Në Evropë, lufta në Ukrainë shkaktoi ende viktima në kontinent, me 4 gazetarë të vrarë në 2024, krahasuar me 13 në 2022 dhe 4 në 2023.

Ndërkohë, IFJ tha se 520 gazetarë u burgosën në mbarë botën, një rritje e ndjeshme nga 427 të arrestuar vitin e kaluar.

Kina kryeson listën, me 135 të burgosur, përfshirë Hong Kongun, ku autoritetet janë kritikuar nga vendet perëndimore për imponimin e ligjeve të sigurisë kombëtare që godasin mospajtimin dhe liritë e tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy