Kreu i sindikatës së shërbimeve policore, Valentin Macaj thotë se hetimet të cilat zbuluan se 18 punonjës dhe ish-punonjës të burgut të Fierit favorizonin të dënuar të caktuar për ulje dënimi ose lirim me kusht tregojnë se po merren disa iniciativa përsa i përket korrupsionit në institucionet penitenciare.
Përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live, Macaj se korrupsioni është bërë edhe duke ndërhyrë dhe falsifikuar regjistrat e të burgosurve duke përfituar 300-400-500 euro për ndryshimet që punonjësit bënin e deri tek futja e celularit në burg që kushton një mijë euro pasi edhe sistemet e sigurisë janë forcuar.
Macaj bën me dije se do të rivendosen kontaktet me sistemin penitenciar Italian, pasi aktuali që kemi, ai holandez e ka shkatërruar sistemin e burgjeve.
Ngjarja e fundit e Fierit tregon që diçka po lëviz, drejtuesi i burgjeve mori iniciativë sepse nuk po i dilnin shkresat në rregull. Nisi një grup pune, u vendosëm në dijeni, u krijuam akses të plotë dhe punonjësve të policisë, ata kanë hapur arkivin dhe dokumentacionin. Gjetën shkelje të jashtëzakonshme. Arrestimi i 18 personave në Fier, shpresoj të shkojë dhe me arrestimin e tjerëve. Ngjarjet që keni parë në media, të shitet 600 euro një dëshmi penaliteti, korrupsioni element shqetësues dhe po krijon klimë mosbesuese mes palëve. Duke ndërhyrë tek regjistri, dhe duke i falsifikuar ato krijojnë kushte për të dhënë lejë, ka pasur komision leje, arrihej që i dënuar që kishte bërë 10 masa ndëshkimore dhe dilte i pastër pasi paguante 300-400-500 euro në ditë. Një 1 mijë euro ka shkuar për të futur një telefon.
Edhe drejtori i përgjithshëm vjen nga fusha e sigurisë, ata kanë ndërhyrë në pikat e rëndësishme të institucioneve. Elementet e sigurisë janë rritur në institucionet, nuk mund të gjesh më barkalecë dhe pijanecë.
Së shpejti do rivendosim kontaktet me sistemin penitenciar italian, sistemi holandez na shkatërroi burgjet. Në tetor-nëntor do jemi në Itali dhe të rikthejmë shkollat, si dhe uniformat të jepen shpejt kanë qenë gangrenë e jashtëzakonshme. Jam i kënaqur si kanë punuar. Problem kryesor mbetet auditi, ai është armiku i punonjësve. Punonjësit punojnë 26-27 ditë dhe auditi nuk lejon të paguhen më shumë, ditët e tjera humbin, nuk po paguhen të shtunat dhe të dielat. Kjo është beteja e radhës.



