
Mediat sociale “Facebook” dhe “WhatsApp” mund të detyrohen të ndajnë mesazhet e koduara të përdoruesve me policinë britanike në bazë të një traktati të ri midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar që duhet të nënshkruhet në nëntor.
Marrëveshja do t'i detyrojë kompanitë e mediave sociale të ndajnë informacione për të mbështetur hetimet ndaj personave të dyshuar për krime të rënda përfshirë terrorizmin dhe pedofilinë. Sfida do të ishte sistemi i kriptografisë që lejon fshehtësinë dhe mbrojtjen e mesazheve të përdoruesit. Në këtë rast, platformat në internet duhet të vendosin “prapavijë” ose “dyer shërbimi” për të lejuar policinë të hyjë dhe të lexojë mesazhet në rast krimesh.
"Ne jemi kundër përpjekjeve të qeverisë për ndërtimin e prapavijës sepse ato do të minonin privatësinë dhe sigurinë e përdoruesve tanë kudo”, deklaron "Facebook".



