Ukraina zë rob dy ushtarë të plagosur të Koresë së Veriut në Rusi

Ukraina zë rob dy ushtarë të plagosur të Koresë së Veriut në Rusi

Dy ushtarë të plagosur të Koresë së Veriut janë kapur si robër lufte nga trupat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, tha të shtunën Presidenti Volodymyr Zelensky.

Dy burrat po marrin "ndihmën e nevojshme mjekësore" dhe janë në paraburgim të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në Kiev, sipas Zelensky.

Drupal Ad

Presidenti tha se ai ishte "mirënjohës" ndaj parashutistëve ukrainas dhe ushtarëve nga Forcat e Operacionit Special për kapjen e koreanoveriorëve.

Ai shtoi se "kjo nuk ishte një detyrë e lehtë", duke pretenduar se ushtarët rusë dhe koreano-veriorë zakonisht ekzekutojnë koreano-veriorë të plagosur "për të fshirë çdo provë të përfshirjes së Koresë së Veriut në luftën kundër Ukrainës".

Në një deklaratë të postuar në Telegram dhe X, Zelensky tha se ushtarët "po flisnin me hetuesit e SBU" dhe ai kishte udhëzuar Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës që t'u jepte gazetarëve akses tek ata.

"Bota duhet të dijë të vërtetën për atë që po ndodh," shtoi ai.

Zelensky postoi gjithashtu fotografi të dy burrave të plagosur, por nuk dha prova se që tregonin ata ishin koreano-veriorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy