Nis riatdhesimi i shqiptarëve të bllokuar jashtë kufijve

Nis riatdhesimi i shqiptarëve të bllokuar jashtë kufijve

Pas dërgimit në Itali të 30 mjekëve në vijën e parë të luftës kundër COVID-19, nga shteti shqiptar tashmë ka nisur edhe operacioni për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë vendit, për shkak të kufizimeve.

 Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një postimi në  rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se dje nisën operacionet e para në Itali dhe Kroaci për riatdhesimin e shqiptarëve. Ndër të tjera, ai tha se do të vijojë puna për riatdhesimin e shqiptarëve të tjerë si: studentë, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta etj.

“Pas mbështetjes dhënë Italisë mike, dje kemi kryer edhe operacionet e para të riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në Itali dhe Kroaci.

Këto operacione do të vijojnë për t'i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën evropiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.

Kthimi do të mundësohet për studentet, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar”, ka thënë ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy