Turqia i është bashkuar zyrtarisht Afrikës së Jugut në çështjen kundër Izraelit, të ngritur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Të dy vendet kërkojnë që veprimet ushtarake të shtetit hebre në Rripin e Gazës të njihen si 'gjenocid'.
“Ata që janë përgjegjës për këto krime dhe shkelje të përsëritura të ligjit ndërkombëtar do të mbajnë përgjegjësi.
Ne kemi besim se procedurat do të përparojnë shpejt”, tha zëvendësministri i Jashtëm Oncu Keceli.
Dosjet e paraqitura nga Turqia dhe Afrika e Jugut përmbajnë dokumentacion në lidhje me bombardimet e spitaleve, shkollave, dëmtimin e strukturave të destinuara për civilët dhe vrasjen e familjeve të tëra, duke përfshirë gra dhe fëmijë.



