Kreu i PD, Sali Berisha, ka folur në foltoren e parlamentit të Shqipërisë, për incidentin e ndodhur të martën e kaluar ku u godit me grusht nga Gert Shehu, ndërsa ishte duke shkuar në bulevard për të bërë protestë, ditën që në Tiranë zhvillohej samiti BE-Ballkani perëndimor, ku të pranishëm ishin të gjithë liderët europianë.
Berisha akuzoi dhe fyeu kryeministrin Rama, pasi për Berishën ai qëndron pas sulmit të Gerti Shehut. Ai tha se ai ndodhet në parlament për të treguar se opozita nuk rrëzohet kurrë dhe se do të vijojë luftën.
Të dashur qytetarë opozitarë, flas sot në këtë parlament me thirrjen time drejtuar popullit opozitar, shqiptarëve në këto momente në të cilat ky regjim i mbështetur tërësisht te krimi, droga, në vjedhjen e qytetarëve dëshmoi se është i aftë të bëjë gjithçka për eliminimin e opozitës së vërtetë. Por unë jam sot këtu para jush si dëshmi e shpirtit të pamposhtur të opozitës, si dëshmi e vendimit të saj sublim për tu përballur dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim kriminal me kreun e tij Edi Rama, i cili në traditën e etërve të tij mizorë, babai i tij që firmoste varjen në litar të kundërshtarit, dajos së tij që urdhëronte varrosjen e gjallë, të kundërshtarëve politikë, jam këtu për ti thënë se je i pashpresë, se me asgjë nuk do arrish kurrë të mposhtësh opozitën e shqiptarëve. Jam këtu për ti thënë se në aktin më korruptiv ke arritur të blesh dhe shesësh deklarata, deputetë, kryetarë opozite, etj me radhë, por ato kanë marrë fund, kanë shkuar, ato janë arkivuar siç do arkiviohesh ti në kohërat që vijnë. Edi Rama duke nxjerr në mes të rrugës një kriminelë, një agjent informator të policisë kriminale, të përgatitur me ministrin e familjes që në kohëra të ndryshme ndajnë të njëjtën bashkëshorte, Edi Rama mendoj se kjo rruga për të triumfuar mbi opozitën, po jua them se të gjithë kriminelët e Shqipërisë po ti mbledhës, të gjithë vrasësit ti ushesh në këtë sallë, kurrë nuk do mund të mposhtësh opozitën. Unë e fala Gerti Shehun sepse është një mjeran që merr para, dhe pse të rri ai në burg dhe gertat e tjera të rrinë këtu të kapardisur e kollarisur. S’kanë moral këtu. Prandaj bëj thirrje të ngrihemi sepse kjo kalbësirë nuk largoi het pa revolucion. Revolucioni nuk duhet të trembë askënd, ai ehte kënga e flladit të lirisë. Do vijë në këtë parlament derisa të përzëmë kriminelin e fundit dhe t’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve.



