Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, tender për shtëpitë e qenve 1.2 milionë lekë për njësi

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, tender për shtëpitë e qenve 1.2 milionë lekë për njësi

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion varësie i Bashkisë Tiranë ka shpallur tenderin me objekt “Shtëpiza strehimi për kafshët endacakë”, me fond limit 282 milionë lekë.

Bazuar në dokumentat e tenderit bëhet fjalë për blerjen e

86 "shtëpizave për qen”, sipas modelit 1 me dimesione 250 X 150 cm, lartësia 200 cm, strukturë metalike, e rrethuar me rrjete teli, mbulesë llamarine,brenda të cilës do të ketë  kolibe për qen prej druri me dimensione 60x130 si dhe "shtëpiza për qen” sipas modelit 2 me  dimesione 250 X 150 cm, lartësia 200 cm, strukturë metalike, e rrethuar me rrjete teli brenda të cilës do të ketë kolibe për qen prej druri me dimensione 60x130",142 copë.

Bazuar në dokumetat e tenderit, nuk ka asnjë llogaritje të vlerës se sa kushton një nga këto shtëpiza.

Xhadat bëri një llogari të thjeshtë nga ku rezulton se për 228 shtëpiza për qen që Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kërkon të blejë, çmimi për njësi shkon rreth 1.2 milionë lekë.

Kjo është faqja e njërit prej subjekteve që tregton shtëpiza për qen, ndryshe kolibe.

Çmimet sipas përmasave për kolibe druri  për qen variojnë nga 92 mijë në 400 e 5 mijë lekë.

Ndërkohë ajo që Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit do të blej krahas kolibeve për qen prej druri është dhe veshja me strukturë metalike me tel, që gjithsesi nuk e justifikon çmimin prej 1,2 milion lekë për njësi, çmim ky i barabartë me çmimin  e një shtëpie kontenier. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy