Ka shkuar në 329 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar ditën e sotme 44 raste të reja pozitive ndaj koronavirusit.
Sakaq, ka bërë me dije se gjatë orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima të reja, duke e çuar në 9 numrin e personave që kanë humbur jetën.
Të infektuarit janë regjistruar në Shkup-176, Dibër – 47, Kumanovë – 47, Shtip – 15, Tetovë – 8, Prilep – 10, Strugë – 7, Veles – 6, Manastir – 4, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 1, Kriva Pallankë – 1, Strumicë -1 dhe Gjevgjeli -1.



