Miss Suzana Kroshi Turshilla është një 50-vjeçare nga Dibra, e cila ka thyer tabunë e modeleve në moshë, duke marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie.
Nga studio e “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfeu se e ka pasur pasion që të bëhet aktore dhe të marrë pjesë në konkurse bukurie.
Këtë pasion e kam nisur pasi kam sistemuar familjen, pasi kam martuar kalamajtë. Kur një nënë është e plotësuar me fëmijët e saj, rikthehet tek vetja. Në atë kohë nuk mundeshe të bëje disa gjëra. Peng kam pasur dy gjëra që po i realizoj tani.
Kam filluar para dy vitesh, e kam nisur në Elbasan dhe kam vazhduar në Kosovë. Jam martuar 16 vjeç. Unë nuk kam qenë e lumtur që të martohem, doja të ndiqja shkollën dhe aktrimin. Por që i realizova tani së fundmi.
Dëshirat nuk i kam shprehur dot në atë kohë. Nga familjarët kam pasur disa paragjykime, jo brenda shtëpisë sime, por të afërmit e tjerë jashtë familjes që më thoshin ti i ke fëmijët e martuar.
Të marrësh pjesë në konkurs bukurie jashtë shtetit, unë e shoh si në kënaqësi. Jashtë shtetit ka drejtësi. Kam marrë pjesë dhe në Elbasan dhe Kosovë, por këtu nuk ka drejtësi. Jashtë shtetit vlerësohesh, ka drejtësi dhe rregull.
Në 16 maj patëm eventin e fundit që fitova Miss Azia. Në Dubai kam qenë si Miss Shqipëria, dhe fitova Miss Turizmi.
Në këto evente nuk më shoqëron askush, është dëshirën time. Unë kam djalin 30 vjeç dhe vajzën 28 vjeç. Të dy fëmijët më inkurajojnë dhe më shtyjnë.
Për fëmijët nuk kam çfarë të them dhe bashkëshortin e kam mbështetje dhe njeri shumë të mirë. Unë jetoj dy javë në Itali dhe dy muaj në Tiranë që dhe të shoqit ti rri pranë dhe nga ëndrrat e mia mos të tërhiqem.



