Riciklimi/ PS ka pranuar politikën e gabuar në 10 vite. Asnjë përgjigje se çfarë do ndodhë me inceneratorët

Riciklimi/ PS ka pranuar politikën e gabuar në 10 vite. Asnjë përgjigje se çfarë do ndodhë me inceneratorët

Gazetarja Ola Xama tha në “Mcn Economy” se ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri rikthen sytë nga industria e riciklimit, ndërkohë që për dhjetë vjet me radhë qeveria ka ndjekur politikën e incenerimit. Sipas Xamës kalimi i këtij ligji pa debate në Kuvend, është një pranim faji nga qeveria për politikën e gabuar të incenerimit. 

 

“Ky ligj i ri shpjegon historikun e Shqipërisë që prej viteve 1990 deri në vitin 2025, që ka mbetur në vendnumëro, në pikën zero sa i takon menaxhimit të mbetjeve. Mund të kemi disa përmirësime në grumbullim dhe vendosjen e koshave në qytete, por Shqipëria mbetet një vend që nuk arrin dot të trajtojë mbetjet. Nëse krahason Shqipërinë e viteve 90’ me vitin 2025 jemi pothuajse në të njëjtën stad. Nuk i diferencojmë mbetjet, nuk e kemi të zhvilluar industrinë e riciklimin. 10 vite më pas PS që në krye të strategjisë vendosi incenerimin, ka pranuar fajin dhe gabimin, duke kthyer si prioritet kryesor ndarjen në burim dhe riciklimin e mbetjeve. 

 

Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve rikthen sërish sytë te industria e riciklimit. Miratimi i këtij ligji pa debate në Kuvend është një temë tabu që nuk pranohet të flitet nga ana e qeverisë, për të dhënë llogari me atë që ka ndodhur me aferën e inceneratorëve, por edhe një pranim faji me politikën e gabuar. 10 vjet, 2015-2025 është ndjekur politika e incenerimit. 10 vjet janë shumë për të bërë edukimin e qytetarëve për ndarjen e mbetjeve në burim. Në fund fare koshat e mbeturinave merren dhe bashkohen. Kostoja tjetër është financiare, pasi deri më sot buxheti i shtetit ka paguar 160 milionë euro për ndërtimin e inceneratorëve. Janë 50 milionë euro të dhëna nga bizneset për dherat dhe inertet".

 

Xama vë në dukje që nëse politikë e Shqipërisë do ishte incenerimi, s’mund të bëhej integrimi në BE. 

 

Procesin e incenerimit ka arritur ta bëjë për pak muaj vetëm Bashkia e Elbasanit, por s’ka arritur të prodhojë dot energjinë e parashikuar. S’mund të bëhet integrimi në BE nëse ti si politikë ke incenerimin, djegien. Procesi i fundit është asgjësimi. Investimet në inceneratorë s’janë asnjë herë investime që mbrojnë mjedisin. Janë shumë të kushtueshme për shkak të filtrave dhe trajtimit të furrave të djegies. Që në momentin e firmosjes së kontratave janë shtuar dyshimet se këto janë afera korruptive. Në Tiranë s’kemi asnjë godinë inceneratori”. 

 

Gazetarja thotë se i bën përshtypje ngritja e një operatori kombëtar, duke ngritur pyetjen sa fuqi do t’i lërë pushteti qendror pushtetit vendor.  

 

Shqipëria ndahet në 10 zona, ku ngrihen landfille, dhe s’kemi asnjë përgjigje se çfarë do ndodhë me inceneratorët”, shprehet Xama. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy