Shatë ligjet e reformës në drejtësi do të miratohen brenda këtij sesioni legjislativ. Data 10 gusht është dita më e afërt që lejon kushtetuta për miratimin e shtatë ligjeve, pas dekretimit të ndryshimeve në kushtetutë nga Presidenti.
Burime zyrtare nga parlamenti thanë për Tema TV se data 10 gusht do të jetë pikërisht dita kur do mblidhet seasnca për ti miratuar shtatë ligjet e reformës në drejtësi.
Ndërkohë këtë të mërkurë mblidhet komisioni i reformës në drejtësi për ti diskutuar shtatë projektligjet e ripunuara nga OPDAT sipas ndryshimeve në kushtetutë të miratuara me 140 votat e Kuvendit më 21 korrik.



