
Largimi nga jeta si pasojë e koronavirusit, në moshën 58-vjeçare të deputetit socialist, ish-kryeministrit të Shqipërisë Bashkim Fino, ka ngjallur dhimbje në mesin e miqve dhe dashamirësve që e njohën në jëtë e punë. Një ndër ta, kreu i Federatës së Futbollit shqiptar, Armand Duka, e ka kujtuar Finos, pos si politikan, edhe si një ndër adhuruesit dhe ndjekësit më të veçantë të futbollit shqiptar.
Lamtumirë i dashur Bashkim!
Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamires i veçantë i futbollit.
Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmone nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.
Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.
Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit !”, ka shkruar në mesazhin e tij ngushëllues, kreu i FSHF, Armand Duka.
Armand Duka, veç të tjerash të ndjerin Fino, e kishte dhe rivalin e tij në zgjedhjet e fundit për kreun e qeverisë shqiptare të futbollit.



