Thithet nga motori i avionit, humb jetën një person në Amsterdam

Thithet nga motori i avionit, humb jetën një person në Amsterdam

Një person ka humbur jetën pasi është thithur nga motori i një avioni pasagjerësh që nisej nga aeroporti Schiphol i Amsterdamit.

Zyrtarët e aeroportit holandez e raportuan lajmin, duke specifikuar se tragjedia ndodhi në platformën jashtë terminalit të qendrës së ngarkuar, ndërsa një fluturim i KLM ishte gati të nisej drejt Billund, Danimarkë.

Pasagjerët u zbritën nga avioni dhe u hap një hetim. Avioni i përfshirë në ngjarje është një avion Embraer me rreze të shkurtër veprimi, i përdorur nga shërbimi Cityhopper i KLM.

Drupal Ad

Tragjedia u përjetua drejtpërdrejt nga disa pasagjerë të fluturimit, të cilët panë fundin e tmerrshëm të viktimës, teksa thithej nga motori.

“Të mërkurën një aksident ndodhi në Schiphol gjatë të cilit një person përfundoi në motorin e një aeroplani në lëvizje, për fat të keq personi vdiq”, shkroi në një deklaratë kompania holandeze KLM.

Një punonjës i kompanisë në bordin e avionit tha se një person u hodh në motor ndërsa ekuipazhi sapo kishte përfunduar udhëzimet e sigurisë.

Për momentin nuk dihet as nëse viktima ishte pasagjer apo punonjës i aeroportit. Nuk ka asnjë konfirmim apo mohim edhe nëse veprimi ka qenë i qëllimshëm apo jo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy