
GJKKO ka lënë në burg ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës Redi Mollën, Margilen Qaton dhe Taulant Tushen.
MCN Tv mëson se është vendosur masa "detyrim paraqitje" për Eglantina Zeren, Enton Punavian, Debora Keçin, Nestor Muhametllarin, Julian Zanajn dhe Albano Jankun.
Gazetari Mariglen Kume tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve me MCN TV se SPAK ka provuar se Molla gjatë kohës që ka pasur funksionin e drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve ka dhënë disa tendera te kompania 5D që nga verifikimet rezulton se ai së bashku me Tushën dhe Qaton të jenë pronarët faktik që prej 2016 ka ndryshuar disa herë emrin tregtar.



