Rusia po kryen “gjenocid” në Ukrainë. Një akuzë e tillë vjen nga kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, duke folur me anë të një videokonferencër me këshillin bashkiak të qytetit të Mynihut në Gjermani, të binjakëzuar me kryeqytetin ukrainas.
Klitschko bëri thirrje për presion mbi qeverinë federale për të ndërprerë të gjitha lidhjet ekonomike me Rusinë.
Rusia po investon çdo euro dhe çdo qindarkë, në ushtrinë e saj. Ata po shkatërrojnë popullsinë civile. Ata po shkatërrojnë vendin tonë. Po hidhen bomba që vrasin njerëz në një rreze prej 500 metrash, në një sulm që nuk synon ushtrinë, por popullin. Ne nuk mund të numërojmë kufomat. Ajo çfarë po ndodh këtu, është një makth.
Ai i bëri thirrje Gjermanisë që t’i japë fund marrëdhënieve ekonomike me Rusinë, edhe nëse kjo do të ishte e vështirë.



