Lezhjania që çoi plisin kombëtar në “Coachella”: Promovova Shqipërinë në festivalin e njohur botëror

Lezhjania që çoi plisin kombëtar në “Coachella”: Promovova Shqipërinë në festivalin e njohur botëror

Florida Pemaj nga Lezha, prej 6 vitesh jeton në Kaliforni të SHBA, dhe se fundi ishte pjesëmarrëse në festivalin e njohur “Coachella”.

Ajo për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, rrëfeu momentet magjike të pjesëmarrjes në këtë festival, teksa u prezantua më veshjen kombëtare dhe plisin kombëtar.

Unë kam ardhur para 6 vitesh në SHBA dhe gjithmonë e diskutonin me shoqet se si është të marrësh pjesë në atë festival të famshëm.

Pjesëmarrjen ën këtë festival ma ka bërë dhuratë një klientë e imja, sepse unë këtu kam biznes të vogël si estetiste thonjsh.

Ajo ma kishte blerë biletën dhuratë për ditëlindjen time, sepse e kishte dëgjuar se unë kam qejf të shkoj aty.

Florida thotë se mori vëmendjen e të shumicës me veshjen e saj.

Kur jam prezantuar me veshjen kombëtare, mora vëmendjen e të gjithëve të cilët më pyesnin nga jam. Dhe kur u tregoja shqiponjës, shumica e gjenin Shqipëria dhe ata që nuk e dinin ua tregoja direkt.

Kemi kaluar shumë mire, se kam pasur fatin të shoh yjet e tikTok-ut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy