Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto ka kritikuar kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, lidhur me komentet e tij të fundit mbi sulmet në territorin rus.
Borrell tha se Ukraina duhet të lejohet të përdorë armë të furnizuara nga Perëndimi për të kryer këto sulme.
Duke komentuar inkursionin e befasishëm të Ukrainës në Rajonin e Kurskut në Rusi në fillim të gushtit, Borrell i tha Kievit se ka mbështetjen e plotë të BE-së.
Po ashtu kryediplomati i bllokut tha gjatë këtij muaji: Ne nuk jemi palë në luftë, por jemi pjesë e konfliktit.
Në një postim në Facebook, ministri i jashtëm hungarez e përshkroi konfliktin në Ukrainë si një çmenduri që duhet t'i jepet fund.
“Nëse gjithnjë e më shumë armë dërgohen në këtë rajon, nëse sulmet arrijnë në territorin e Rusisë, atëherë rreziku i përshkallëzimit vetëm do të rritet dhe kjo luftë do të bëhet edhe më serioze”, paralajmëroi Szijjarto.



