Pista e hakmarrjes është e vetmja ku po përqendrohet grupi hetimor, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të atentatit me eksploziv që u bë të shtunën në Fier. Hakmarrja lidhet me familjen e dajës së 35-vjeçarit Armando Sula, pasi ai ka qenë i dyshuar për një vrasje në vitin 2003.



