Sulmet kibernetike/ Dyrnjaja: Dhunim digjital i mirëfilltë, nuk dimë nëse është bërë një hetim i thelluar nga Prokuroria (VIDEO)

Sulmet kibernetike/ Dyrnjaja: Dhunim digjital i mirëfilltë, nuk dimë nëse është bërë një hetim i thelluar nga Prokuroria (VIDEO)

Shqipëria po vazhdon të merret me pasojat e sulmeve kibernetike ndaj infrastrukturës digjitale nga hakerët iraninë.

Gazetari Denis Dyrnjaja, tha sot në edicionin e “MCN live”, se teksa kryeministri Edi Rama vazhdon e thotë se  sulmet kibernetike nuk e arritën qëllimin dhe asnjë gjë me vlerë nuk është marrë në infrastrukturën digjitale, ne ende nuk kemi njohuri dhe të dhëna të sakta nga Prokuroria përkitazi me sulmin kibernetikë.

Në lidhur me këtë sulm kibernetikë, ende nuk dimë se çfarë ka çeduar këtu. Prokuroria ende nuk ka bërë një hetim të thelluar, ose më saktë mund të jetë bërë përciptas, ose neve nuk na tregojnë çfarë hetimi është bërë.

Duhet të dimë se kush është përgjegjësi i tërë kësaj, ku është qeveria në këtë mes, kemi kryeministrin që vazhdon e thotë që sulmet kibernetike nuk e arritën qëllimin dhe asnjë gjë me vlerë nuk është marrë në infrastrukturën digjitale, vazhdon e thotë nuk na kanë hakeruar.

Është paradoksale të vazhdosh të te heqin çdo gjë, të të zhveshin, e quaj përdhunim digjital të mirëfilltë, dhe ti vazhdon e thua nuk ka ndodh asgjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy