Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë italo-shqiptare-tuniziane të trafikut të lëndëve narkotike. 17 persona mes tyre shtetas shqiptarë kanë përfunduar në pranga. Aksioni u zhvillua këtë të enjte në provincën e Raguzës ku morën pjesë 150 trupa të policisë si dhe 70 automjete.



