
Shefi në largim i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pranoi kritikat për "standarde të dyfishta" të BE-së në qëndrimin e saj jokonsistent ndaj luftërave në Ukrainë dhe Gaza, duke thënë se ky nocion u përhap gjerësisht në vendet e Jugut Global.
Borrell vlerësoi mandatin e tij pesëvjeçar dhe reflektoi mbi Gazën dhe çështje të tjera, pak ditë para se të zëvendësohet në detyrë nga ish-kryeministrja estoneze Kaja Kallas.
Ai tha se blloku nuk ka arritur të jetë konsistent dhe efektiv në Lindjen e Mesme, duke thënë pas 7 tetorit 2023, “ne nuk ishim në gjendje të flisnim me një zë ose të vepronim mjaftueshëm efektivisht për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi, për të siguruar lirimin e pengjeve dhe të sigurohej respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe vendimeve të Këshillit të Sigurimit, Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rajon.”
Borrell u shpreh se "ndarjet e thella" të BE-së për këtë çështje e kanë penguar kryesisht atë që të ndikojë në rrjedhën e ngjarjeve, pavarësisht nga numri në rritje i viktimave civile.



