Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur një nga skeptikët kryesor të masave kufizuese gjatë Covid-it, si drejtori i ardhshëm i një agjencie kyç të shëndetit publik në SHBA.
Trump tha se kishte zgjedhur mjekun dhe ekonomistin e trajnuar nga Universiteti Stanford për të drejtuar Institutin Kombëtar të Shëndetit (NIH), entiteti më i madh në botë i financuar nga qeveria për kërkime biomjekësore.
Bhattacharya, u bë fytyra gjatë pandemisë së një letre të hapur të diskutueshme ashpër, e njohur si Deklarata e Madhe Barrington,që kundërshtoi bllokimet.
Nominimi i së martës përfundon ekipin kryesor të shëndetit publik të Trump.
Ai ka zbuluar tashmë të 15 postet për kabinetin e tij ndërsa përgatitet të marrë detyrën më 20 janar.
Në fillim të këtij muaji Trump njoftoi se dëshironte që ish-rivali Robert Kennedy Jr të drejtonte departamentin e shëndetësisë në SHBA.



