
Një 36-vjeçare është arrestuar pasi mbrëmjen e të shtunës aksidentoi një 51-vjeçar në aksin rrugor Fier-Patos.
Bëhet me dije se shtetasja e identifikuar me inicialet E.Y duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka goditur një këmbësor, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.



