Del nga rruga autobusi me turistë, 1 i vdekur, 25 të plagosur  (FOTO)

Del nga rruga autobusi me turistë, 1 i vdekur, 25 të plagosur (FOTO)

Të paktën 26 persona kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e së dielës pasi një autobus me targa të Maqedonisë ka dalë jashtë rrugës në autostradën Shkup – Veles. Ekipe të ndihmës së shpejtë kanë nxjerrë të lënduarit nga autobusi dhe i kanë transportuar nëpër qendrat spitalore, raporton Alsat.

Në Qendrën Emergjente në Shkup janë pranuar dhjetëra nga pasagjerët e lënduar, njëri prej të cilëve, në gjendje kritike, ndërroi jetë pak orë më vonë. Në Spitalin e Qytetit janë pranuar gjashtë persona mes të cilëve edhe një person me lëndime më të rënda. Në spitalin e Velesit janë pranuar 8 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Nga Ministria e Brendshme kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth ores 19:00 në autostradën Shkup – Veles, në afërsi të vendit të quajtur “Kulla”. Sipas MPB-së deri te aksidenti ka ardhur pas shoferi i autobusit e ka humbur kontrollin dhe ka dale jashtë rrugës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy