Skandali me tenderin e uniformave të policisë, Nano: Rama duhet të kishte ndërhyrë para se të vepronte SPAK

Skandali me tenderin e uniformave të policisë, Nano: Rama duhet të kishte ndërhyrë para se të vepronte SPAK

Skandali i abuzimit nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit vijon të jetë një nga temat kryesore të këtyre ditëve.

Dy ditë më parë u arrestuan me urdhër të SPAK 9 funksionarë të kësaj Ministrie, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera me vlerë 28 milionë dollarë.

Lidhur me këtë çështje analisti Mustafa Nano tha për edicionin e lajmeve të MCN TV se kryeministri Edi Rama duhet të kishte ndërhyrë përpara se këtë ta bënte SPAK, ndërkohë që ngriti dyshime se kryeministri ka qenë në dijeni të situatës. Propozimin e Ramës për ndryshim të Ligjit të Prokurimeve menjëherë pas ngjarjes analisti Nano e cilësoi si veprim reaktiv nga i cili sipas tij nuk mund të vijnë rezultate të mira.

Intervista e plotë:

Tenderi i uniformave ekspozoi pothuajse gjithë aparatin e Prokurimeve ne Ministrinë e Brendshme.  Dua të pyes të ftuarin tim Mustafa Nano, nëse ky rast është një kampion që tregon nivelin e korrupsionit në qeverisjen e kaluar të Ramës?

Nano: Nuk besoj se ka pasur nevojë për indicie të tilla, dihet që ka korrupsion dhe kjo dihet edhe nga një vëzhgim gazetaresk. I vetmi institucion që s’ka qenë korrekt është prokuroria, por lajmi i mirë është që SPAK është duke vepruar. Korrupsioni ekziston dhe është denoncuar edhe nga emisione investigative si ai i Ylli Rakipit me tenderin e një rruge.

Zoti Nano, menjëherë pas këtij skandali zoti Rama propozoi ndryshim të Ligjit të Prokurimeve. Ngjan ky si një reflektim real apo  si një mënyrë për të dalë nga situata? U deshën 8 vite që të kuptohej se duhet  ndryshuar ligji në fjale?

Nano: Dua ta shoh si reflektim se Rama nuk është i përfshirë është një strukturë në Ministrinë e Brendshme që merret me këto punë por ai duhet ta dinte. Por Rama duhet të kishte ndërhyrë para se të vepronte SPAK. Kryeministri e ka për detyrë ta dijë, nëse Rama e ka marrë vesh tani është shumë vonë, por nuk besoj se është ky rasti. Veprime të tilla reaktive nuk vijnë gjëra të mira, por nëse është serioz në këto gjëra mbetet për tu parë.

Janë disa ngjarje që kanë vëne në diskutim integritetin e policisë dhe gjithë Ministrisë se Brendshme. Pse nuk po dalin përgjegjësitë sipas jush, por diskutimi përqendrohet në analiza 100 ditore?

Nano: Nuk jam njohës i mirë i policisë, por nga vëzhgimi si gazetar unë shoh që ende në 2021 ne nuk kemi një polici që të ngrejë suksesin e vet. Edhe emërimet që bëhen në polici të ngrihen mbi baza meritokracie. Edhe emërimet nuk bëhen mbi këtë bazë. Nëse Rama do të bëjë revolucion duhet të ngrejë një polici profesionale dhe larg politikës. Kjo është sfida që duhet të ketë në mandatin e tretë.

Kryeministri mblodhi para pak ditësh drejtuesit e bashkive dhe u kujtoi ligjin. Duket ende utopi që në Shqipëri të flitet për autonomi vendore?!

Nano: Ky është një nga problemet e tjera që ka vendi, kur kryetarët e bashkive nuk kanë autonominë e duhur. Ata kanë marrë një mandat nga populli dhe duhet të ketë autonomi dhe unë do doja që kryetarët e bashkive t’ia kërkonin maxhorancës këtë gjë. Ka ardhur koha që qeverisja lokale të jetë autonome. Ky është një pretendim që nuk qëndron.

Kemi një problem real, apo z. Rama po shfrytëzon një moment për të bërë spastrime në polici?

Nano: Ai kërkon të bëjë një ndryshim. Unë shpresoj të ketë objektiv ndërtimin e një policie që të jetë korrekte me ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy