“Krishti u ngjall”/ Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën

“Krishti u ngjall”/ Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit.

Në Tiranë mesha e shenjtë mbahet në Katedralen Ortodokse.

Në mesnatë qindra besimtarë ortodoksë në Fier kanë ndjekur meshën e ngjalljes së Krishtit në kishën e Shën Gjergjit.

Edhe në Lushnje besimtarët kanë uruar për ditën e shënuar ndërsa kanë ndjekur meshën tradicionale.

Të shumtë kanë qenë besimtarët ortodoksë në Durrës që kanë tejmbushur katedralen e "Apostull Pavlit dhe Shën Astit". Disa minuta përpara mesnatës, me qirinj në duar kanë pritur ringjalljen e Krishtit.

Edhe në Gjirokastër gjatë mesnatës besimtaret kanë ndjekur meshën tradicionale të Pashkës.

Në Elbasan mesha e Pashkës mblodhi besimtarët në kishën e Shën Kollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy