
Vonesa e dorëzimit të një thike dhe degradimi i konfliktit në rrjetet sociale, është bërë shkak për vrasjen e një 19-vjeçari në Fier, dhe plagosjen e një tjetër të riu. MCN zbardh dosjen e hetimit të ngjarjes, ndërsa autori kryesor ka treguar dinamikën e vrasjes dhe përfshirjen në konflikt. Ndërkohë, këtë të enjte, Florjan Muka dhe kushëriri i tij dolën para Gjykatës së Fierit.



