‘Pretendimi për mungesën e hapësirës i pavend’, Hasimja rendit elementët e debatit Qori-Fevziu

‘Pretendimi për mungesën e hapësirës i pavend’, Hasimja rendit elementët e debatit Qori-Fevziu

Gazetari Ermal Hasimja në një lidhje skype me emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke komentuar lidhur me polemikën e ndodhur pak ditë më parë mes Arlind Qorit dhe Blendi Fevziut në emisionin e këtij të fundit renditi tri elementë.

Ai tha ndër të tjera se Qorit nuk i ka munguar hapësira mediatike sepse përmes tyre është bërë i njohur teksa theksoi se dhe barazi me partitë e mëdha nuk mund të kërkojë kur nuk është se e ka sprovuar veten me zgjedhje.

Drupal Ad

Këtu njerëzit votojnë dhe për vendin e punës apo patronazhistët, por duke iu referuar debatit Qori-Fevziu, e shohë Fevziun në shtëpinë të vetë.

Janë 3 elementë aty te ai debat, e para mendoj se Fevziu është një nga tribunat kryesore të personazheve publik është një nga emisionet kryesore sot në Shqipëri dhe më të ndjekurit. Qorin e ke ftuar sepse është një person i njohur dhe jo vetëm në raport me ty.

Dmth nuk është një person që i mungon hapësira mediatike, por përkundrazi më duket që edhe për shkak të tezave që ka të frymëzuar nga Karl Marksi. Elementi tjetër pretendimi për mungesën e hapësirës më duket patetikë e pavend, por si është bërë i njohur Qori sot, nuk mendoj se është bërë nga protestat, por është bërë i njohur nga televizionet.

Duhet të pranojmë se po nisemi të gjithë nga konstatimi që ka elementë të ndryshëm oligarkë, biznese, firma që ndikojnë në politikat editoriale të televizioneve, mirë do ishte që të gjithë Tv të ishin të pavarura, por çështja bësh të gjitha të pavarura. Tani pse duhet ne ta konsiderojmë atë që thotë Qori apo kushdo si të vërtetën universale.

Dhe një element tjetër Qori ankohet për pabarazi, por me kë, me një parti socialiste që merr një milion vota, apo një opozitë që merr ditët më të këqija, po patjetër po kush je ti që je një parti që nuk je sprovuar në asnjë zgjedhje dhe kërkon barazi me ata, por nuk funksionon ashtu dhe pse mirë do ishte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy