Mbeten në burg 2 kryetarët demokratë që i bllokuan rrugën Ramës, Basha: Opozita nuk tërhiqet

Mbeten në burg 2 kryetarët demokratë që i bllokuan rrugën Ramës, Basha: Opozita nuk tërhiqet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, reagoi përmes një deklarate për shtyp pas masës “arrest me burg” për dy krerët të PD-së në Prrenjas dhe në Librazhd. Basha e cilësoi vendimin e gjykatës “një vendim burracakësh”.

“Prokuroria dhe gjykata e Elbasanit vendosi sot, të mbajë në burg Kryetarin e PD të Librazhdit zotin Bujar Vreto dhe kryetarin e PD të Prrenjasit zotin Arjan Karriqi, si dhe dy qytetarë të tjerë zotin Dashamir Boja dhe zotin Bujar Kllojku. Krimi i tyre është se kanë protestuar në buzë të rrugës ku kaloi Edi Rama. Është vendim burracakësh i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të Edi Ramës”, tha ai.

Basha shtoi se rasti në fjalë është represion ndaj kundërshtarëve politikë, i urdhëruar nga kryeministri dhe ka për qëllim intimidimin e kundërshtarëve politikë për të shuar protestën.

“Opozita nuk frikësohet. Opozita nuk trembet. Opozita nuk tërhiqet. Unë, të gjithë demokratët në çdo cep të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarët e bashkuardo ta luftojmë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë. Dua t’ju drejtohem, gjithashtu, të gjithë policëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të Elbasanit, të cilët sot vendosën të mbajnë të burgosur politikë njerëz të pafajshëm, ndërkohë që kanë vite që tolerojnë dhe mbrojnë krimet e Qazim Sejdinit dhe të bandave të Elbasanit”, tha Basha.

Gjykata dha sot masën arrest me burg për kryetarin e Degës së PD-së në Librazhd, Bujar Vreto, 48 vjeç. Gjithashtu u caktua  masa detyrim paraqitjeje për ish-deputetin e  PD-së, Aurel Bylykbashi 53 vjeç nga Elbasani, arrest me burg per sekretarin i PD-së në Librazhd  Erlind Gurra 32 vjeç; sekretar i PD-së në Prrenjas, arrest me burg për Leonard Ozuni, 31 vjeç; kreu i PD-së në Prrenjas, Arjan Kariqi 43 vjeç; si dhe 43-vjeçari D.B nga Cërriku së bashku me B.K 54 vjeç nga Librazhdi.

Personat e mësipërm akuzohen për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Pengim i subjekteve zgjedhore”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy