Rama flet për revolucion digjital, ndërsa vijojnë radhët për pasaporta (VIDEO)

Rama flet për revolucion digjital, ndërsa vijojnë radhët për pasaporta (VIDEO)

Nga kjo e hënë, qytetarët mund të aplikojnë online për 470 shërbime përmes platformës e-albania. Kryeministri Rama e cilëson këtë një revolucion digjital që do të shkurtojë kohën dhe radhët e gjata në sportele. Gjatë një vizite në QKB, Rama kërkoi lehtësimin e procedurave dhe reduktimin e dokumenteve të panevojshme.

Rama tha se qytetarët gjatë aplikimeve online duhet të sigurojnë vetëm dokumentet individuale, ndërsa ato shtetërore do të gjenden nga institucionet duke reduktuar burokracitë dhe pritjet në sportele. Kryeministri kërkoi nga drejtuesit e institucioneve lehtësim të procedurave dhe eliminim të atyre dokumenteve që nuk janë të nevojshme. Deri në fund të këtij viti, synimi i qeverisë është të ofrojë  90% të shërbimeve publike online.

Ndërkohë, radhë të gjata ka në sportelet ku qytetarët aplikojnë për mjete identifikimi. TvT ka bërë një vëzhgim në zyrat e gjendjes civile në kryeqytet, ku konstatoi se pritja në zyrat e ALEAT zgjat me ditë të tëra.

Qytetarët thonë se procedurat janë të tejzgjatura, pasi u duhet të presin që të vijë dokumentacioni, i cili dërgohet nga komisiariati i policisë te këto zyra për të bërë më pas aplikimin.

Kujtojmë që kompania ALEAT ka kontratë koncesionare me Ministrinë e Brendshme për të kryer një sërë shërbimesh, ku përfshihet edhe aplikimi i për këto dokumente.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy