Balenat e gjetura në brigjet e Qipros, dyshime mbi tërmetin që goditi Turqinë

Balenat e gjetura në brigjet e Qipros, dyshime mbi tërmetin që goditi Turqinë

Disa balena kanë dalë në bregun verior të Qipros, njoftuan të premten autoritetet, në një fenomen që dyshohet se mund të ketë lidhje me tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë fqinje.

Katër balenat u gjetën në një plazh të enjten, njoftoi Departamenti i Peshkimit dhe Kërkimeve Detare.

Tre nga katër balenat e gjetura të enjten u kthyen në det të hapur, ndërsa një e katërt ngordhi, tha agjencia në një deklaratë.

Është e paqartë nëse balena e ngordhur e gjetur gjatë së premtes, përfshin një nga ato balena që ishin kthyer në det një ditë më parë.

"Këto kafshë kanë një sistem ekolokimi që ndikohet nga zhurmat e detit; mund të jenë shpime nënujore, ose sigurisht edhe tërmeti që ndodhi në zonë”, tha për mediat greke, Yannis Ioannou nga Departamenti i Peshkimit dhe Kërkimeve Detare.

Autoritetet e identifikuan balenën si një balenë minke, lloj i cili nuk shihet shpesh në bregdetin qipriot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy