Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë (VIDEO)

Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studio e MCN Live se kryeministri Rama kërkoi sot në Kotorr që të mënjanohen klauzolat zyrtare të anëtarësimit në BE dhe të respektohen realitetet e reja.

Milo tha se këtë ide e ka shprehur dhe më herët i dërguari i BE-së Várhelyi, por që kjo kërkesë është pak  problematike dhe se nevojitet një vendim i KiE që të mund të kapërcehen këto gjëra.

Këtë ide e shprehu dhe i dërguari i BE-së Várhelyi që tha që në 2027 vendet e Ballkanit e Perëndimor do të trajtohen si vendet anëtare të BE për një numër të kufizuar çështjesh. Propozimet që ka bërë Rama ndoshta janë një zbërthim i mëtejshëm apo i koordinuar me Várhelyi për çështjen e e trajtimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mos pritur respektimin e proceduarve të anëtarësimit të këtyre vendeve në BE.

Qoftë Várhelyi, qoftë Rama dha të kuptojë ose  propozojë që më shumë të shihen hapat konkrete, praktike që afrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së sesa të shihen këto klauzola që janë zyrtare për anëtarësimin në BE. Kërkoi një mënjanim të tyre dhe respektim të realiteteve të reja që janë krijuar në marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Është paksa problematike dhe duhet një vendim i KiE që të mund të kapërcehen këto gjëra, po qe se do kapërcehen.

I ndalur tek takimi i Ramës në Athinë, Milo tha se fjalimi i kryeminstrit do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë.

Një fjalim alla Rama, të pozicionuar në stilin e tij të njohur publicistik. Kërkoi të ngjallte emocione, aq më shumë që ai e përdor me mjeshtëri kur ka grumbullime të mëdha. Në substancë ajo mund të ketë një përllogaritje elektorale për vitin e ardhshëm. Adresimi do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy