Shpërdorim detyre/ Arrestohet ish-drejtori i postës në Korçë dhe tetë punonjës

Shpërdorim detyre/ Arrestohet ish-drejtori i postës në Korçë dhe tetë punonjës

Policia e Korçës, ka finalizuar sot operacionin “Kontrata” ku ka arrestuar  ish-drejtorin e Postës së këtij qyteti, Valter Gora dhe tetë punonjës të tjerë, kurse një person është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit shpërdoruan detyrën, duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente të cilat do të përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq dhe Pogradec.

Bëhet me dije se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23 milionë e 535 mijë lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.

Të arrestuarit janë:

V. G., 41 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (me detyrë ish-drejtor i Postës Shqiptare Dega Korçë),

A. B., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë ish-specialist sigurie pranë këtij institucioni) për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim të datës 06.07.2021, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe u ekzekutua masa shtrënguese “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasit e mëposhtëm:

A. K., 59 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë përgjegjëse e shërbimeve pranë Postës Shqiptare Dega Korçë),

K. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë llogaritare e parë),

A. K., 53 vjeçe, banuese në Korçë (me detyrë specialiste shërbimesh),

B. P., 66 vjeç, banues në Korçë (me detyrë agjent kontrolli),

E. G., 34 vjeçe, banuese në Pogradec (me detyrë përgjegjëse pranë Postës Shqiptare Dega Pogradec),

B. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (me detyrë punonjës shërbimesh pranë Postës Shqiptare Dega Maliq),

E. M., 32 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë shefe e financës pranë Postës Shqiptare Dega Korçë).

Ky arrestim ka ardhur si pasojë e një aksioni anti-korrupsion që po organizon Policia e Korçës në këtë qark.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy