Kalemaj: Si mund të bie dakord PD për emrin e një presidenti kur brenda partisë janë tre grupe parlamentare! (VIDEO)

Kalemaj: Si mund të bie dakord PD për emrin e një presidenti kur brenda partisë janë tre grupe parlamentare! (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të propozuar emrat e tyre për presidentin e ri të Shqipërisë dhe faktin se do të kontaktoj edhe me opozitën për këtë fakt.

Lidhur me këtë analisti Ilir Kalemaj, tha në studion e “MCN live”, se përsa u tha, PD do të jetë dakord më pas për emrin e një presidenti, por që sipas tij, kjo nuk mund të ndodh, kur ata nuk po merren vesh në tre grupe parlamentare brenda PD-së, për punët e partisë.

Nuk ka ngelur më personazh publik e politik, pa u propozuar e vet propozuar. Si mund të jesh dakord me grupin parlamentar kur janë tre grupe parlamentare brenda vet PD-së, ata nuk po bijnë dakord për shumëçka brenda partisë së tyre, si mund të bien dakord për presidentin.

Pastaj, emri i presidentit nuk ka fort rëndësi në një shtet parlamentar, përjashtim bënte Meta për shkak të protagonizmit politik që kishte ndërtuar.

Nuk e besoj se do të jetë më një president nga radhët politike, kështu që pak rendësi ka se kush do të jetë president, do të jetë thjesht një noterizues i akteve qe merren nga qeveria.

Lidhur me emrat e mundshëm, Kalemaj, përmendi disa pretendentë.

Sipas tij synimi i Ramës me gjasë është një figurë femre e konsoliduar.

Presidenti në një Republikë Parlamentare pas ndryshimeve të 2008-ës mund të zgjidhet vetëm nga 20 deputetë. Kandidatët e vetëshpallur në vend të dalin në media duhet të takohen me deputetët. Prandaj i quajtëm delirantë, idiotë të dobishëm, të përdorur nga politika sepse nuk kuptojnë legjislacionin. Mendoj që Rama e ka identitetin e presidentes, që është femër.

Rama në parti ka 75% femra dhe kjo për të përbën lajm ndërkombëtar, sa i përket estetikës poliitke, ai fiton pikë.

Tani problemi është se çfarë femre ka në mëndje Rama, ka një karrierë të spikatur akademike, civile apo është socialiste e vjetër? Është Valentina Leskaj, psh, e cila ka një background të madh politik, apo dikush nga grupi parlamentar. Psh, emri i Majlinda Bregut, është përmendur. Pastaj nëse jemi të meshkujt, është ai i Veton Surroit, me një bagazh profesional, politike, ka qenë ish-ministër i jashtëm, akademik, diplomatik, i cili do te ishte një emër për të paqtuar edhe ujërat e brendshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy