Komisioneri Publik kundër KPK, ankimon vendimin për prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari

Komisioneri Publik kundër KPK, ankimon vendimin për prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Prokuroren pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Antoneta Sevdari, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas ankimimit, hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokuroren nuk është i plotë.

"Për rrjedhojë, faktet dhe provat e administruara në përfundim të këtij hetimi administrativ janë të pamjaftueshme për të mbështetur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, referuar pikës 1, të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Ky vendim ka ardhur ndonëse prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari kaloi procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga Komsioni i Pavarur i Kualifikimit, Komisioneri Publik ka dalë kundër duke ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, pasi hetimi nuk është i plotë. 

"Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore", thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy