Privatizimi i kompleksit “Partizani”. Si iu bë presion gjeneralit nga zyrtari i Agjensisë Antikorrupsion, i cili ishte përfitues i pronës

Privatizimi i kompleksit “Partizani”. Si iu bë presion gjeneralit nga zyrtari i Agjensisë Antikorrupsion, i cili ishte përfitues i pronës

Një luftë shumë e madhe për kalimin e prones së klubit të futbollit partizani është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe konkretisht nga gjenerali Vladimir Qiriazi, i cili në atë kohë mbante detyrën e komandantit të mbështetjes logjistike.

Ai nuk pranonte që të firmoste kalimin e pronës te privati për shkak se nuk e kishte në investitor këtë pronë, duke qënë se hipoteka nuk e kishte regjistruar për shkak të mbivendosjeve dhe proceseve gjyqësore. Në një letër që Qiriazi i ka dërguar shefit të shtabit të ushtrisë ngre shqetësimin se ministri Oketa, i kishte thënë që të firmoste pasi kjo gjë i kërkohej edhe atij.

Kjo është mohuar nga Gazmend Oketa në kohën kur është marrë në pyetje nga SPA.

“ Takimi është ëbrë por deklarta se unë i kam kërkuar të firmoste pasi më kërkohej edhe mua është absolutisht e pavërtetë. Unë si ministër kamë nxjerrë urdhër”- Gazemnd Oketa, Ishministër I Mbrojtjes.

Pas këtyre zhvillimeve në lojë hyn një tjetër insititucion sipas prokurorisë edhe ai në varësi në kryeministrit Berisha Agjensia Antikorrupsion, e drejtuar në atë nga Oerd Bylykbahski.

Në arkivën e Kryeministrisë është gjetur një shkresë fotokopje jo orgjinale e datës 30 mars 2009, ku anëtarë të familjeve pronare ankohen se nuk po u kthehet prona. Të marrë në pyetje nga kryeministri, një pjesë e tyre nuk e kujtonin se e kishin firmosur.

Menjeherë në datën 3 prill të këtij viti vihet në dijeni Vladimir Qiriazi dhe Ministria e Mbrojtjes se është kryer një denoncim për keqpërdorim të funksionit zyrtar.

Ministria ka reaguar duke sqaruar se Komanda Mbështetëse nuk e ka zbtuar urdhrin e ministrit dhe Agjencia Antikorrpsion kryen një kontroll në komandën mbështetëse, ku pjesë e grupit ishte dhe Ilir Kadiu dhe i gjithe programi ishte konceptuar nga ai.

Shtetasi Ilir Kadiu sipas prokurorisë është anëtari i familjeve që përfitonin pronën dhe kishte zgjedhur si përfaqësues të tij tij, Jamarbër Malltezin.

Gjatë kontrollit në komanden mbeshtestëse Ilir Kadia dhe Saimir Struga gjejnë përgjegjës Valdimir Qiriazin sipas disa ligjeve dhe VKM-ve. Sipas tyre prona duhet të ishte marrë në admnistrim nga kjo komnde dhe nuk duhej që të ishte lejuar shfrytëzimi i saj nga subjekteve private.

Gjenerali ka komunikuar zyrtarisht me kryemisnitrinë në atë duke e cilësuar raportin si tendecioz dhe i pargumetuar në mënyrë ligjore pasi sipas tij prona kishte dalë në privatizim duke qënë pjesë e nevojave të ushtrisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy