Pallatet e dëmtuar nga tërmeti, banorët e Durrësit protestë: Duan t’i prishin për të ndërtuar një firmë tjetër (VIDEO)

Pallatet e dëmtuar nga tërmeti, banorët e Durrësit protestë: Duan t’i prishin për të ndërtuar një firmë tjetër (VIDEO)

Banorët e Durrësit kanë dalë në protestë para bashkisë ditën e sotme, duke kërkuar rindërtimin e pallateve tre vjet pas shembjes nga tërmeti.

Bëhet fjalë për shtatë pallate të lagjes nr.5 në Durrës, ku si pasojë e dëmtimeve nga tërmeti janë prekur mbi 300 familje.

Njëri nga banorët protestues tha për mikrofonin e MCN TV se po protestohet pasi në tre vjet nuk është bërë asnjë hap dhe se procesi është në vendnumëro.

Ai tha se sipas ligjit të vitit 2019 është vendosur që pallatet të ndërtohen në një vend, por bashkia do të bëjë diferencime duke punuar me dy standarde.

Disa po ndërtohen në të njëjtin truall dhe të tjerët jo, kjo nuk është e drejtë, se qeveria dhe ligji duhet të punojë me të njëjtin standard. Do përshkallëzojmë protestat.

Do mblidhemi dhe më shumë, do kërkojmë ndihmën e shoqatave dhe qytetarëve që të na përkrahin në të drejtën tonë. Pallati ku kam banuar unë është ndërtuar në 2014 dhe ka pallate që janë ndërtuar në 1950 dhe tërmeti vetëm i ledhatoi, ndërsa pallatin tonë e shkundi fort.

Kjo do të thotë se kontrolli nuk është i duhuri. I jemi drejtuar fillimisht Prokurorisë e cila vazhdon hetimin duke na zvarritur, kemi kërkuar takime, na zvarriten.

I bëjmë thirrje Kryeministrit që të mos punojë me qytetarët me dy standardet, fondet janë 2 milionë euro donacione.

Në vendin ku është pallati kërkohet të prishet dhe të ndërtojë një firmë tjetër dhe ne të na dërgojnë në Kënetë.

Nuk është e para herë që protestojmë para bashkisë, institucioni i bashkisë vazhdon në vendnumëro. Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar, kjo është. Do vazhdojmë me protestat akoma.

Zvarritja vazhdon për 3 vjet, kemi denoncuar që në 5 dhjetor në Prokurorinë Durrës, shkoi dhe në SPAK, por rikthye në Prokurorinë Durrës për kompetencë.

I kemi kërkuar Bashkisë Durrës të na tregojë çfarë do bëhet me pronën tonë, kur fondet janë dhënë nga e gjithë bota me ndihma, me zvarritje pafund, ligji vazhdon ngec.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy