
Jamarbër Malltezi u vu në pranga nga policia e kryeqytetit në Rinas, ku po priste bashkëshorten. Ai është dërguar në paraburgimin e burgut 313. Ai është i dyshuar për pastrim parash në vlerën mbi 10 milionë euro për ndërtimin e klubit “Partizani”.
I dyshuar është edhe ish-kryeministri Berisha, të cilit i është ndaluar dalja nga vendi. Hetimi ka nisur prej tre vitesh pas një kallëzimi të Taulant Ballës.



