Julian Assange martohet në burg me partneren Stella Moris

Julian Assange martohet në burg me partneren Stella Moris

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka marrë leje për t’u martuar me partneren e tij, Stella Moris në burgun ku ai po mbahet në Londër.

Assange është mbajtur në burgun Belmarsh në Londër që prej vitit 2019, pasi SHBA-ja ndërmori veprime ligjore për ekstradimin e tij, raporton theGuardian.

Çifti, i cili u njoh kur Assange jetonte në ambasadën e Ekuadorit në Londër në një përpjekje për t’iu  shmangur ekstradimit, kanë dy fëmijë.

Moris tha për AP-në se ishte i lehtësuar që arsyeja mbizotëroi duke shpresuar se nuk do të kishte më ndërhyrje në martesën e tyre.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve deklaroi se, “aplikimi i  Assange u mor në konsideratë, u shqyrtua dhe u përpunua në mënyrën e zakonshme nga guvernatori i burgut, si për çdo të burgosur tjetër”.

Assange, një shtetas australian, u arrestua nga policia pasi kaloi pesë vjet në ambasadën e Ekuadorit, ku kishte kërkuar azil politik ndërsa luftonte për të shmangur ekstradimin në Suedi, i akuzuar për ngacmime seksuale, nga frika se do të dërgohej në SHBA për t’u marrë në pyetje lidhur me aktivitetet e WikiLeaks.

Ai u dënua me 12 muaj burg për mosparaqitje në gjykatë duke u mbajtur në burgun e Belmarsh, ndërkohë që një çështje e gjatë ligjore u ngrit nga SHBA-ja.

Në janar, një gjykatës refuzoi kërkesën e SHBA-së për të ekstraduar Assange, por u bë një ankim, rezultati i të cilit është ende në pritje. Asnjë datë nuk është caktuar për dasmën deri tani. 

Çifti prej disa vitesh janë të fejuar dhe kanë tentuar të martohen pavarësisht veprimeve ligjore. Djemtë e tyre Gabriel, katër vjeç dhe Max, dy janë shtetas britanikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy