Autobusët në Londër kthehen në ambulanca për pacientët me Covid. Si do funksionojnë?

Autobusët në Londër kthehen në ambulanca për pacientët me Covid. Si do funksionojnë?

Dy autobusë në Londër janë shndërruar në ambulanca të improvizuara, për t’u ardhur në ndihmë transportit të pacientëve me Covid.

Shumica e ulëseve në autobusë janë hequr në mënyrë që secili të mund të mbajë katër pacientë, në një përpjekje për të lehtësuar presionin e madh mbi spitalet dhe shërbimin e ambulancës në Londër.

Kompania që i zotëron, ‘Go-Ahead’, ua ka dhënë përkohësisht Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Londër për të ndihmuar transferimin e pacientëve.

Në to do të punësohen mjekë dhe infermierë që punojnë që punojnë në spitalet shtertërore, veçanërisht ato që shërbejnë në kujdesin intensiv, si dhe vullnetarë.

‘Go-Ahead’ po siguron gjithashtu katër drejtues mjetesh, ndërsa mjetet do të pajisen me pajisjet mjekësore, përfshirë pompat e infuzionit dhe monitorët. Ato mund të përdoren për t’i mbajtur pacientët në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe për të vëzhguar gjendjen e tyre. Të gjithë punonjësit janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Autobusët gjithashtu do të kenë bombola oksigjeni dhe do të jenë në gjendje t'ua japin pacientëve që kanë nevojë, përfshirë ata me Covid, përmes një maske fytyre. Automjetet elektrike do të jenë në gjendje të karikojnë pajisjet nga bateritë e tyre.

Pacientët e parë do të zhvendosen në autobusë në ditët e ardhshme. Fillimisht, ata ka të ngjarë të jenë pacientë që lëvizin nga spitalet e kujdesit intensiv tek ato për pacientët që janë në gjendje më stabël dhe pak ditë larg daljes nga spitali. I gjithë personeli që do të jetë mbi autobusë do të ketë veshjet e posaçme. Ata do të ndihmojnë shërbimin e ambulancës në Londër, që ka qenë e mbingarkuar.

Në dysheme janë hapur vrima për të siguruar qëndrimin e katër barelave të ambulancës, që të mos lëvizin gjatë udhëtimit. Pacientëve mund t’u jepet ndihma e parë gjatë transportit.

Përkthyer nga The Guardian

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy