Pastori Doçi: Mësimi për fenë i duhet lënë institucioneve fetare dhe familjes, jo shkollës (VIDEO)

Pastori Doçi: Mësimi për fenë i duhet lënë institucioneve fetare dhe familjes, jo shkollës (VIDEO)

Pastori Ylli Doçi shprehet se edukimi për fenë do të ishte më tepër detyra e prindërve dhe institucioneve fetare që i përkasin për edukimin për fenë dhe jo shkollës.

Fenomeni fetar analizohet të paktën në tre mënyra, së pari si fenomen, si ajo që shohim ne, si një fenomen që shfaqet në histori.

Është dimensuioni historik, dimensioni filozofik, si e mendojmë botën, dimensioni sociologjik dhe dimensioni antropologjik.

Mësimi për fenë dhe edukimi shpirtëror nuk do të ndodhë te shkolla, e bën familja, kisha, xhamia.

Nga studio e “MCN Informacion”, ai deklaroi se shkolla do ishte mirë që t’u jepte bazat e para të fesë.

Mësimi në shkollë, do ishte mësimi për fenë, jo mësimi i fesë. Kjo duhet ti lihet në dorë institucioneve përkatëse që kanë për detyrë edukimin fetar.

Edukata morale është mënyra se si do sillemi me njeri tjetrin në një shoqëri të përbashkët. Edukimi moral duhet të ketë mbështetjen e shkollës.

Shkolla do të mbështesë moralin shoqëror që mbështetet nga besimet e ndryshme fetare, por dhe nga prindërit.

Ka disa pritje dhe rregulla, për normat morale të bashkëveprimit, por kjo nuk ka lidhje me mësimin e fesë.

Ne flasim si përgjithësim kur flasim për fjalën fe, se nuk ekziston feja, por ekzistojnë fe të ndryshme.

Nuk mësojmë fenë dhe nuk kemi edukim fetar në kuptimin e një grumbulli të parimeve fetare, kemi mësim për fe të ndryshme.

Edukimin për fenë specifike e bëjnë prindërit kur janë në moshë të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy